Osmani takon Erdoganin: Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot presidentin e Turqisë, Taip Erdogan. Shefja e shtetit e ka vlerësuar lartë kontributin e presidentit turk për Kosovën.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ai është një mik i madh i Kosovës.

“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë. Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, ka shkruar Osmani.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…