by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një shtetas i Kosovës po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, në një fshat të Zvicrës, e më pas ka vdekur edhe vetë. Mediat në Zvicër raportojnë se rasti është ende i dyshimtë dhe se viktimat ende nuk janë identifikuar.
Televizioni ka mësuar se çifti është përballur me probleme me vete për një kohë të gjatë, dhe kanë pasur një lidhje me ndarje e bashkime.
I dyshuari, sipas mediave në Zvicër, se ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas dhe e njëjta më vonë është kapluar nga zjarri.
Raportohet se në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë, dhe thuhet se njëri nga ta mund të jetë i dorasit.
Mësohet se burri është i moshës 42 vjeçe ndërsa gruaja 38.
Gjithashtu, mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.
Mediat në Zvicër raportojnë se rasti është ende i dyshimtë dhe se viktimat ende nuk janë identifikuar.
Televizioni ka mësuar se çifti është përballur me probleme me vete për një kohë të gjatë, dhe kanë pasur një lidhje me ndarje e bashkime.
E ndjera thuhet ta ketë denoncuar bashkëshortin e tij për dhunë, dhe i njëjti ka qëndruar i mbyllur për 1 muaj. E me të dalë në liri, dyshohet të ketë ndodhur rasti tragjik.
Media zvicerane laliberte.ch ka dhënë detaje nga ky rast i rëndë, i ndodhur të enjten në mëngjes në fshatin Epagny në Zvicër, transmeton KFVA.
Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga zjarri. Policia thotë se njëri nga dy trupat e vdekur mund të jetë i të dyshuarit për të shtënat me armë zjarri në afërsi të shtëpisë para zjarrit.
“Megjithatë, rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike mbeten, në këtë fazë, të papërcaktuara”, ka thënë policia kantonale e Fribourgut të enjten mbrëma.
Dy viktima ende nuk janë identifikuar.
Policia kantonale është njoftuar për një rast të shtënash rreth orës 9:15 të enjten nga një person afër një shtëpie. Sipas informacioneve që ka siguruar policia, një burrë, me një armë të gjatë, ka hyrë në shtëpi. Zjarri ka shpërthyer më pas në atë shtëpi, e ndodhur afër disa bizneseve të cilat shpëtuan.
Zjarrfikësit kanë intervenuar në fikjen e zjarrit, i cili u vu nën kontroll në mesditë. Vetëm në orët e pasdites, policia arriti të identifikonte njërin nga trupat në rrënojat e mbetura nga zjarri, ndërsa u gjet edhe një armë zjarri.
Trupi i dytë i pajetë është gjetur në mbrëmje.
Hetimet po vazhdojnë nga Zyra e Prokurorit Publik. Në këtë fazë, shumë pyetje mbesin pa përgjigje derisa identifikimi formal i dy viktimave po vazhdon.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se disa fshatra të kësaj komune po përballen me zjarre të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e DSHPE-së, Qendrim Millakun, ndodhen në terren dhe janë në koordinim të plotë me ekipet
Inxhinierët raketorë ukrainas kanë prezantuar raketën lundruese “Flamingo” si produktin më të ri të industrisë ushtarake ukrainase, duke paralajmëruar prodhimin serik të saj. Kjo raketë pritet të ketë një rreze veprimi deri në 3.000 kilometra dhe një kokë shpërthyese prej 1000 kilogramësh. Kompanitë ukrainase e kanë prezantuar këtë raketë që në shkurt në panairin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë rajoni lindor i Donbasit, të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n, të mbetet neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë vendit. Një javë pas samitit SHBA-Rusi, Reuters ka bërë të ditur kornizat e asaj që Kremlini do
Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash dhe ura që do të ishin gati të shkatërroheshin në çdo moment në rast të një pushtimi nga njëri prej të dy vendeve. Tre shtetet baltike, së bashku me