Krasniqi: Në rast të dështimit potencial të VV-së për krijim të qeverisë, ne jemi të gatshëm ta krijojmë atë

 

 

Deputetë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë para gazetarëve se nuk kanë marrë ndonjë ftesë tani për tani për takim nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se janë vazhdimisht në bisedime me partitë tjera opozitare për formimin e qeverisë në rast se Vetëvendosje s’arrin ta formojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve.

Ai tutje ka thënë se në rast të dështimit potencial të VV-së për krijim të qeverisë,  janë të gatshëm ta krijojnë qeverinë.

“Pas dështimit potencial të partisë së marrë me e themelu qeverinë e re, ne shumë shpejt besoj do të jemi të gatshëm me iu ofru qytetarëve dhe vendit një qeveri të re”, tha Krasniqi.

I pyetur se a do ta votojë PDK-ja kandidatin për kryetar të Kuvendit që propozohet nga VV-ja, Krasniqi ka lënë të kuptohet se kjo nuk do të ndodhë.

“Nuk është nevoja me votu gjithsesi na sepse Kuvendi asnjëherë s’ka pas telashe për konstituim sa i përket kryetarit të Kuvendit. Më 15 na takon me u propozu kryetari i Kuvendit edhe me vazhdu. Pse me ja dhanë votat e PDK-së- pra edhe nëse ne se kemi votu kryetari është votu kshtu që janë bë 61 vota.Duhet pasur respektim të qytetarëve e të Kushtetutës”, tha ai para mediave.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…