Hoti: Nuk ka hapësirë bashkëpunimi në mes LDK-së dhe VV-së, dallimet tona u vërtetuan në vitin 2020

 

 

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti mendon se nuk ka asnjë hapësirë bashkëpunim në mes të LDK-së dhe VV-së.

Ai ka bërë me dije se këto dy subjekte politike kanë dallime fundamentale dhe sipas tij kjo është vërtetuar në vitin 2020, kur LDK-ja është dashur të largohet nga koalicioni qeverisës me partin e Albin Kurtit, transmeton KFVA.

“Nuk besoj se ka hapësirë për bashkëpunim mes LDK-së dhe LVV-së pasi dallojmë në fundament në qasjet që kemi sa i përket zhvillimit ekonomik, partneritetit me aleatët, respektimit të rendit kushtetues, respektimit të lirisë së mediave, dialogut e çështje të tjera. Këto dallime janë vërtetuar edhe në koalicionin e shkurtë që kishim në pjesën e parë të vitit 2020, kur u detyruam të dalim nga ai koalicion. Atëherë u kritikuam shumë, por pas katër vitesh janë provuar të vërteta të gjitha arsyet për të cilat ne dolëm nga ai koalicion me LVV-në”, ka thënë Hoti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…