Rizvanolli përballë krizës energjetike – Blloku B1 dhe B2 jashtë funksionit, situata në KEK alarmante!

 

 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë vizitës që ka zhvilluar dje në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) është njoftuar se punimet e remontit në Bllokun B1 në “TC Kosova B”, po zhvillohen sipas planit të paraparë.

Me këtë rast, ministrja tha se me investimet që do të bëhen brenda vitit 2025, do ta rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 MW.

“Në KEK vizitova punimet e remontit në Bllokun B1 në “TC Kosova B”, i cili po zhvillohet sipas planit dhe i paraprin fillimit të modernizimit të turbinës në Bllokun B2 që do të fillojë në fund të prillit.
Investimet e këtij viti do t’ia rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 MW, ndërsa me përfundimin e plotë të rehabilitimit, “TC Kosova B” do t’i rritet kapaciteti për 80 MW, prodhimi vjetor për 600 GWh, si edhe jetëgjatësia për 20 vjet”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli u informua edhe për rrjedhjet që ndodhën në Bllokun B2, me ç’rast ai ishte dashur të nxirrej jashtë funksionit të martën pas mesnatë.
Ministrja falënderoi punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në rregullimin e rrjedhjes në Bllokun B2.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…