Kallas të dielen i pret në darkë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

 

 

Këshilli i Punëve të Jashtme do të mblidhet më 14 prill në Luksemburg, në një takim që nis nga ora 08:00 dhe i cili do të drejtohet nga kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas.

Siç thuhet në agjendën e publikuar tashmë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, në një drekë pune, ministrat e Jashtme do të diskutojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian me partnerët nga Ballkani Perëndimor.

Paraprakisht, të dielen më 13 prill, Kallas do të ketë një darkë jozyrtare me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëdimor.

“Më 13 prill, Përfaqësuesja e Lartë do të organizojë një darkë jozyrtare me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Këshilli i Punëve të Jashtme më 14 prill do të pasohet nga Dialogu i parë i Nivelit të Lartë BE-Autoriteti Palestinez” – thuhet në njoftim.

Në fillim të kësaj jave, Kaja Kallas qëndroi për vizitë në Tiranë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ky është një proces i vazhdueshëm, ne kemi Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe do të ulemi me të edhe për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ajo që është e rëndësishme për ne është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse pa këtë asnjëra prej tyre nuk mund të vazhdojë në rrugën e tyre europiane” – u shpreh kryediplomatja evropiane.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…