Dita e tretë pa gjurmë: Ushtria pritet të hyjë në kërkim të 27-vjeçarit nga Hasi

 

 

Në bjeshkët e Hasit po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 27-vjeçarit Ajet Lleshi nga fshati Kishaj, i zhdukur prej datës 6 prill. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, kanë rinisur kërkimet intensive në zonën malore të Domajve.

Në ditën e katërt të zhdukjes, në aksion janë përfshirë dhjetëra banorë të zonës, gjahtarë, forcat e policisë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit.

Kërkimet po zhvillohen në kushte të vështira terreni dhe pa ndonjë gjurmë konkrete deri më tani.

“Nëse kërkimet nuk japin rezultat gjatë ditës së sotme, nesër do të vijnë 100 trupa shtesë të ushtrisë për të ndihmuar në operacion”, tha para mediave prefekti i Kukësit, Dritan Baji.

Ajet Lleshi kishte dalë nga banesa mëngjesin e së dielës për të shkuar për gjah në zonën e Malit të Pashtrikut. Rreth mesditës ai kishte kontaktuar familjarët për ndihmë, por prej asaj telefonate, çdo kontakt është ndërprerë.

Operacioni për kërkim-shpëtim është zgjeruar në të dy anët e kufirit, ndërsa para dy ditësh, skuadra e Shërbimit Kombëtar për Kërkim Shpëtim Malor të Kosovës njoftoi se do të pezullojë përkohësisht kërkimet, deri në mbledhjen e informacioneve të reja.

Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë të 27-vjeçarit, ndërsa familjarët janë në pritje me ankth dhe kërkojnë ndihmë më të madhe nga autoritetet për të shtuar përpjekjet./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…