by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka njoftuar më 09.04.2025 se faqja e saj në internet është nxjerrë jashtë funksionit si masë sigurie për shkak të sulmeve kibernetike që dyshohet se po ndodhin nga grupe hakerësh të lidhura me rrjetet ruse dhe ato serbe.
QKSS bën të ditur se përkundër këtyre tentativave, faqja e saj mbetet e paprekur edhe pse momentalisht është jashtë funksioni për shkaqe sigurie.
“Ky aktivitet keqdashës duket se e ka origjinën nga grupe hakerash të lidhura me rrjetet ruse dhe serbe. Si masë paraprake, ne e kemi nxjerrë përkohësisht faqen jashtë linje për të siguruar zbatimin e masave efektive të sigurisë dhe për të parandaluar ndërprerje të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e QKSS-së.
Ndërsa ekipi i IT-së në kuadër të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë është duke e trajtuar rastin me qëllim të funksionalizimit të faqes në internet.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) merret me analiza dhe hulumtime në fushën e sigurisë në Kosovë.
Pas vendimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të produkteve ushqimore. Por jo vetëm. Pas këtij vendimi të ZRRE-së, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të kafes nëpër kafiteri. Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie ka
Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të parlamentit. Për shkak të mungesës së numrave, deputeti më i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kryesuesi i seancës së kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën
Drita e gjelbër që iu dha ngritjes së çmimit të energjisë elektrike bëri bujë të madhe. Kjo për shkak se ky vendim u tha se do të ketë ndikim në ngritjen e çmimeve të tjera. Një ngritje të lehtë të çmimit do të ketë edhe produkti esencial për ushqim sic është mielli. Por,
Anëtarë të Kongresit Amerikan, demokratë dhe republikanë kanë paraqitur një rezulotë me anë të cilës kërkohet të nderohet e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi – Goodman. Kongresistja, Julie Johnson, anëtare e Komisionit e cila edhe e prezantoi Rezolutën, tha se Krasniqi-Goodman ishte adoleshente kur u torturua