by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjashtë zyrtarë të mbrojtjes së afërt e rrethuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, derisa ai doli nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, aty ku u regjistrua si deputet. Ndërkohë, gazetarët po e ndiqnin nga pas, lideri i Vetëvendosjes po i ikte përgjigjes në një pyetje: A i ka numrat për formimin e Qeverisë?
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të entjen kanë nisur regjistrimin në Kuvendin e Kosovës. Kurti ishte ndër të parët që kreu një proces të tillë, për të ikur shpejt drejt objektit të Qeverisë.
Siç shihet tashmë në pamjet e publikuara në media, Kurti refuzoi të përgigjet në pyetjen se a i ka votat e nevojshmë për formimin e Qeverisë.
Njëjtë, kryeministri në detyrë veproi edhe të mërkurën gjatë vizitës së tij në Koshare, atje ku u pyet edhe për refuzimin që ia bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për takim konsultativ.
Ndërkohë, një deputet i zgjedhur i VV-së po pretendon se i kanë numrat. Agim Bahtiri refuzoi të tregonte se për kë, apo për cilën parti bëhej fjalë.
“Mendoj se po…” – u përgjigj shkurt ai.
“Numrat janë të deputetëve, 61 e më shumë. Do të bëhet me deputet të Republikës së Kosovës…me deputet të Republikës së Kosovës” – tha Bahtiri.
Konjufca e pranoi: S’e kemi arritur qëllimin
Pak ditë më parë, numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri me dije se qeveria e re nuk mund të formohet pa bërë koalicion me ndonjërën prej partive opozitare.
Pas takimit kishte me përfaqësuesit e partive politike, në cilësinë e ish-kryetarit të Kuvendit, Konjufca theksoi se kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e ka arritur synimin e saj.
“Vetëvendosja e ka pas pozicionin transparent gjatë zgjedhjeve. Kemi thënë se qëllimi im ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare e pastaj e merr rezultatin e zgjedhjeve edhe e sheh që nuk e ke mbërri atë qëllim. Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mbërritur atë. E pastaj e modifikon rrugës. S’është mëkat kjo demokraci. E vendos një qëllim – nuk e kemi arritur. S’i kemi arritur qëllimet dhe tash jemi në skenarin B. Është rasti më normal i mundshëm” – ka thënë ai.
Madje, ish-kryeparlamentari e theksoi qartë se nuk i duket e mundur që VV-ja ta formojë Qeverinë vetëm.
“Kemi thënë qëllimi është ta bëjmë të vetëm qeverinë. A është e mundshme kjo? Mua nuk po më duket e mundshme” – tha Konjufca.
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh me SHBA-në. Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko tha se memorandumi hap rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik. Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë
Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës). Më tutje thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e
Marketet, barnatoret dhe dyqanet e teknikës dhe mobileve nga e premtja do të duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve të tyre në ueb faqen zyrtare. Obligimi është në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve që hyjnë në fuqi më datën 18 të këtij muaji (e premte), pasi pas miratimit të tyre
Më shumë se një milion fëmijë po përballen me pasiguri ushqimore në Haiti, paralajmëroi UNICEF. Gjithashtu raportohet se dhuna e bandave, zhvendosja e detyruar dhe mungesa e aksesit në ndihmën humanitare po kërcënojnë familjet dhe po rrisin rrezikun e urisë. “Ne jemi përballur me një skenar në të cilin prindërit nuk janë më në