by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo. Sipas autoriteteve vendase mes viktimave është edhe ish-lojtarët i Ligës së Madhe të Bejsbollit, Octavio Dotel dhe Tony Blanco. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 51-vjeçari, vdiq rrugës për në spital.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merengues Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja, shkruan A2 CNN.
Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 shpëtimtarë janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.
Gjithashtu mes viktimave ishte Nelsy Cruz, guvernatore e provincës Monte Cristi, tha Presidenti Luis Abinader. Ajo ishte motra e ish-lojtarit të bejsbollit Nelson Cruz.
Të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit të natës Jet Set, në kryeqytetin e Santo Domingos, kur çatia u shemb rreth orës 1 të mëngjesit gjatë një shfaqjeje të artistit merengue Rubby Pérez dhe orkestrës së tij, thanë autoritetet. Ende nuk dihet shkaku i shembjes, përcjell A2 CNN.
Familjet e të zhdukurve u mblodhën në vendngjarje dhe ndanë fotografitë e të dashurve të tyre mëngjesin e së martës, ndërsa dhjetëra autoambulanca dërguan të plagosurit në spital.
Abinader ka shpallur tri ditë zie pas katastrofës. Ai shkoi në klubin e natës të martën në mëngjes me gruan e tij, Zonjën e Parë Raquel Arbaje, për të shprehur ngushëllimet për viktimat.
Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të qarkut Osijek-Baranja në Kroaci dhe përveç ndërhyrjeve të shumta të shërbimeve emergjente, për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar. Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, për shkak të stuhisë që
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se sot do të dalë personalisht për të patrulluar rrugët e kryeqytetit amerikan, Uashington D.C., si një shenjë mbështetjeje për forcat e rendit dhe si reagim ndaj situatës alarmante të sigurisë në qytet. Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision radiofonik, Trump deklaroi se do ta mbajë
Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit. Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së
19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK. Rastin për, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi. I riu, nga ky aksident fatal ditë më