Pas A3-shit, ndalet edhe njësia B2 e termocentralit “Kosova B”

 

 

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e termocentralit “Kosova B” është ndalur nga puna në orët e para të mëngjesit të sotëm, KEK-u bën të ditur se kjo ka ndodhur për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë.

Në ndërkohë, KEK-u ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MWh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2”, thuhet në njoftim. Hera e fundit kur kjo njësi ka pasur një rrjedhje të tillë ishte më 4 dhjetor të vitit që lëmë pas.

KEK-u thotë se ndalja e këtij blloku ishte i domosdoshëm, për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha.

Kujtojmë se mbrëmë u ndal nga puna njësia A3 e termocentralit “Kosova A”, pikërisht për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit.

  • Shkrime të ngjashme

    Trump kërcënon me tarifa të reja vendet që kundërshtojnë marrjen e Greenlandës nga ana e SHBA-së

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të premten ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me ambiciet e tij për të aneksuar Groenlandën. Trump tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë…

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…