by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Xhamia më e madhe në Australi do të mund të fillojë transmetimin e ezanit mysliman nga altoparlantët çdo javë sipas një propozimi të paraqitur në një këshill të Sidneit. Xhamia Lakemba, e njohur gjithashtu si Masjid Ali Bin Abi Talib, raporton Daily Mail, ka propozuar që të vendosë katër altoparlantë në minaren e saj
Kjo do të ishte xhamia e parë në Sidnei që do t’i transmetohej ezani rregullisht gjatë gjithë vitit.
Sipas dokumenteve të planifikimit, gati dy të tretat e popullsisë Lakemba u identifikuan si islamike në vitin 2021, ndërsa gati një e katërta fliste arabisht në shtëpitë e tyre.
Zhvillimi i propozuar do të ishte i lejueshëm nën kufizimet e zonave me pëlqimin e këshillit, sipas aplikimit që ka parë mediumi britanik.
Xhamia është në pronësi dhe operohet nga Shoqata Myslimane Libaneze (LMA), një organizatë jofitimprurëse me bazë në komunitet e themeluar në vitin 1962.
Një zëdhënës i kësaj shoqate tha se propozimi ishte “modest në natyrë, por thellësisht domethënës për komunitetin mysliman”.
“Nëse miratohet, ajo pasqyron njohjen në rritje të identitetit multikulturor dhe diversitetit fetar të Australisë“, tha zëdhënësi.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se sot do të dalë personalisht për të patrulluar rrugët e kryeqytetit amerikan, Uashington D.C., si një shenjë mbështetjeje për forcat e rendit dhe si reagim ndaj situatës alarmante të sigurisë në qytet. Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision radiofonik, Trump deklaroi se do ta mbajë
Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit. Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së
19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK. Rastin për, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi. I riu, nga ky aksident fatal ditë më
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë