Kina reagon ndaj tarifave 104%: Akuza për bullizëm nga ana e Trumpit!

 

 

Kina ka folur për herë  të parë që nga fillimi i tarifave 104% që Administrata Trump i vendosi ndaj mallrave kineze që hyjnë në SHBA. Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Kinës thotë se “e drejta legjitime e popullit kinez për zhvillim nuk duhet të privohet” nga tarifat për mallrat e tij.

Lin Jian akuzon SHBA-në për “praktika bullizmi” dhe i kërkon administratës së Trump që “të demonstrojë një qëndrim të barazisë, respektit të ndërsjellë dhe reciprocitetit” në mënyrë që të zgjidhë mosmarrëveshjen përmes dialogut, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se nëse Trump “ngul këmbë” për të provokuar një luftë tregtare, “Kina do të detyrohet të luftojë deri në fund”.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…