Foshnjat në rrezik: QKUK pa qumësht artificial pas dështimit të prokurimit!

 

 

Foshnjat e sapolindura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mund të përballen me mungesë së qumështit pluhur, i njohur ndryshe si qumësht artificial, për shkak të dështimit të prokurimit publik për furnizim.

Zyra e prokurimit në QKUK nuk ka arritur të kontraktojë asnjë kompani për këtë furnizim, pasi asnjëra nga katër kompanitë që kishin aplikuar në tender nuk e ka përmbushur kriterin e cilësisë së kërkuar për qumështin.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në platformën e-prokurimi, të gjitha ofertat janë refuzuar pikërisht për shkak të mungesës së përputhjes me standardet e cilësisë të kërkuara në dosjen e tenderit.

Ky zhvillim ngre shqetësime serioze për mirëqenien e foshnjave që kanë nevojë për ushqim të posaçëm, veçanërisht atyre që për arsye shëndetësore nuk mund të ushqehen me qumësht gjiri. Autoritetet përgjegjëse ende nuk kanë njoftuar për ndonjë zgjidhje të menjëhershme. Rreziku i mungesës së qumështit artificial në institucionin më të madh shëndetësor të vendit shton trysninë ndaj institucioneve që duhet të sigurojnë furnizim të vazhdueshëm

Zyra e prokurimit në QKUK nuk ka arritur të kontraktojë asnjë kompani për këtë furnizim, pasi asnjëra nga katër kompanitë që kishin aplikuar në tender nuk e ka përmbushur kriterin e cilësisë së kërkuar për qumështin.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në platformën e-prokurimi, të gjitha ofertat janë refuzuar pikërisht për shkak të mungesës së përputhjes me standardet e cilësisë të kërkuara në dosjen e tenderit.

Ky zhvillim ngre shqetësime serioze për mirëqenien e foshnjave që kanë nevojë për ushqim të posaçëm, veçanërisht atyre që për arsye shëndetësore nuk mund të ushqehen me qumësht gjiri. Autoritetet përgjegjëse ende nuk kanë njoftuar për ndonjë zgjidhje të menjëhershme. Rreziku i mungesës së qumështit artificial në institucionin më të madh shëndetësor të vendit shton trysninë ndaj institucioneve që duhet të sigurojnë furnizim të vazhdueshëmme produkte esenciale për shëndetin e të porsalindurve./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…

    “Mami, babi unë dola…” – familja tregon bisedën e fundit me djalin që u zhduk në Gjilan

    Familja e Xhengiz Hyzeirit, i zhdukur nga 2 janari, kanë rrëfyer momentet kur e kanë parë familjarin e tyre për herën e fundit. Ata po ashtu kanë kërkuar ndihmë pasi që dy javë kërkimet nuk kanë qenë të frytshme. “Ka…