Aeroporti fantastik rrezikon fundosjen në det

 

 

“Kansai International Airport”, një nga aeroportet më të mëdha të Japonisë që përpunon mbi 30 milionë pasagjerë në vit, po fundoset gradualisht në det. I ndërtuar në dy ishuj artificialë në Gjirin e Osakës dhe me një kosto prej mbi 19 miliardë dollarësh, aeroporti festoi 30-vjetorin në vitin 2024.

Projektuar për të përballuar aktivitetin sizmik, përfshirë pistat që përkulen gjatë tërmeteve për të shmangur çarjet, ky aeroport ka marrë edhe çmime prestigjioze, si “Aeroporti me Trajtimin më të Mirë të Bagazheve në Botë”, falë rekordit të tij të jashtëzakonshëm nuk ka humbur asnjë bagazh në 30 vjet.

Por pavarësisht teknologjisë dhe reputacionit, aeroporti po përballet me sfida serioze. Që nga inaugurimi, ai është fundosur mbi 11.5 metra, për shkak të peshës së madhe që ushtron mbi bazën e argjilës dhe rërës së butë të detit. Inxhinierët kishin parashikuar një fundosje prej rreth 8 metrash brenda 50 vjetëve, por kjo shifër është tejkaluar që tani.

Në vitin 2018, gjatë Tajfunit Jebi, aeroporti u mbyll përkohësisht pasi u përmbyt dhe ura që e lidh me tokën u dëmtua. Që atëherë, janë marrë masa si ngritja e mureve mbrojtëse për t’u përgatitur ndaj përmbytjeve të ardhshme. Megjithatë, përkundër sfidave, Aeroporti Kansai ka rinovuar Terminalin 1 për të përballuar fluksin e pritur të vizitorëve për Expo 2025 në Osaka, që hapet më 13 prill. Menaxhmenti ka deklaruar se do të vazhdojë të përshtatet me rritjen e kërkesës dhe të ofrojë përvoja të reja udhëtimi.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…