by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sot shënohet 17-vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dokument jetik që përcakton bazat juridike të shtetit.
9 prilli i vitit 2008 është një ditë me rëndësi të madhe për organizimin juridiko-politik të Republikës së Kosovës. Ky është momenti kur Kushtetuta e Kosovës u ratifikua dhe, më pas, hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.
Në këto vite, institucione të ndryshme, përfshirë presidentë dhe qeveri, janë shkarkuar dhe rrëzuar, shkruan KFVA.
Kushtetuta e Kosovës ka pasur edhe shkelje, duke përfshirë vendime që janë marrë gjatë masave të Covid-19.
Gjatë vitit 2024, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë shkelur Kushtetutën, veçanërisht në miratimin e ligjeve për të cilat Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ato nuk janë në përputhje me parimet e ndarjes së pushteteve dhe formën e qeverisjes.
Një ndër shkeljet më të rëndësishme është miratimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, i cili u shpall tërësisht jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese. po ashtu jo kushtetues në masën 90% nga Gjykata Kushtetuese edhe Ligji për Këshillin e Pavarur të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK).
Kryeministri tashmë në detyrë Albin Kurti ka bërë disa herë deklarata të forta për shkelësit e Kushtetutës. Në një intervistë televizive, ai pati thënë: “Kush e shkel ligjin është kriminel, ndërsa ata që e shkelin Kushtetutën janë super-kriminel.”
Por kush janë këta “super-kriminelë” ndër vite?
Një shembull është ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, e cila, më 8 prill 2022, një ditë para Ditës së Kushtetutës, mori një vendim që shkelte Kushtetutën, duke ndaluar një reformë të arsimit në Kamenicë. Gjykata Kushtetuese konfirmoi se ajo e kishte tejkaluar kompetencën e saj, duke ndërhyrë në çështje që i takonin autoritetit të nivelit lokal. Ky akt bëri që partia e Kurtit të bëjë fushatë në këtë komunë, duke nxjerrë fitues kandidatin e tyre, Kadri Rahimaj, kundër Qëndron Kastratit, nismëtarit të reformës.
Po ashtu, nuk ka qenë hera e parë që Kurti dhe ekipi i tij kanë shkelur Kushtetutën. Në mars të vitit 2020, në kohën e pandemisë, Kurti dhe ish-presidenti Hashim Thaçi u përfshinë në një përplasje lidhur me masat kufizuese të lëvizjes. Pas kërkesës për interpretim nga Gjykata Kushtetuese, gjyqtarët konfirmuan se masat e Qeverisë Kurti ishin në kundërshtim me Kushtetutën, duke shkelur të drejtat e lirisë së lëvizjes dhe të drejtën për tubim.
Në prill të vitit 2020, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shpalli komunën e Prizrenit si “zonë karantinë”, një veprim që Gjykata Kushtetuese e shpalli si shkelje të Kushtetutës, pasi ai kishte tejkaluar kompetencat e tij.
Edhe institucionet më të larta të shtetit, si Presidenti dhe Kuvendi, nuk kanë mbetur pas në shkeljen e Kushtetutës.
Në vitin 2010, Presidenti Fatmir Sejdiu u bë i pari që u shpall shkelës i Kushtetutës. Ai mbante njëkohësisht postin e presidentit dhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e çuar vendin në krizën e parë politike që rezultoi me zgjedhje të reja.
Në vitin 2011, Behxhet Pacolli u zgjodh president nga Kuvendi i Kosovës, por vetëm disa ditë më vonë, Gjykata Kushtetuese konfirmoi se zgjedhja e tij kishte qenë e paligjshme, çka solli përsëri një krizë dhe zgjedhje të reja.
Po ashtu, Qeveria Hoti, e zgjedhur në qershor të vitit 2020, u rrëzua pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin e saj, u konstatuan shkelje kushtetuese në lidhje me një votë të pavlefshme të një deputeti, duke çuar në shpërbërjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.
Përveç pasojave të shkeljeve të Kushtetutës, këto ngjarje kanë sjellë gjithashtu kriza të thella politike, që kanë përçarë shoqërinë dhe kanë shtyrë vendin të kalojë në zgjedhje të shpeshta.
Kushtetuta përmban 14 kapituj dhe 162 nene, duke synuar të rregullojë aspektet politike dhe juridike të vendit. Në qendër të saj janë të Drejtat e Njeriut, të cilat janë thelbësore për funksionimin e shtetit.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka komentuar arrestimet e fundit lidhur me vrasjes e policit Muhamed Lika. Meqenëse disa të arrestuarit i përkisnin një grupi me prirje ekstremiste fetare, i pari i Kaçanikut nuk e ka mohuar se vrasja e policit ka qenë e ndikuar nga ky grup. Ai ka thënë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të dyshuarve për përfshirje në rastin e vrasjes së rreshterit, Muhamed Lika. Ata dyshohet se në bashkërkyerje kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”. ” Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik
Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka reaguar pasi emri i saj u përmend nga AAK që nëse do të propozohej nga partia e saj si kryetare e Kuvendit do ta mbështesnin. Bogujevci tha se ky propozim erdhi nga “ata që nuk e kanë të drejtën me propozu”. Ajo tha se është “interesant” se
Pas vendimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të produkteve ushqimore. Por jo vetëm. Pas këtij vendimi të ZRRE-së, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të kafes nëpër kafiteri. Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie ka