Ziadeh e çel temën e të zhdukurve para Këshillit të Sigurimit të OKB’së, përmend vdekjen e Bajram Qerkinit që vdiq pa e gjetur djalin

Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, në fillim të fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e ka përmendur vdekjen e Bajram Qerkninit, udhëheqësit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”.

Qerkini ishte i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ku në mesin e personave të zhdukur ishte edhe djali i tij, Reshati. Qerkini vdiq pa e gjetur djalin e tij.

“Në këtë kontekst dua të përkujtoj vdekjen e z.Bajram Qerkini, babai i një djali të zhdukur me forcë, që i ka kushtuar dekada jete avokimit për të drejtën për të ditur, përpjekjet e të cilit kanë prekur shumë komunitetet e etni dhe kanë qenë mishrimi i humanizmit të gjithëve që janë prekur. Trashëgimia e tij vazhdon të udhëtojë rrugën në këtë drejtim dhe UNMIK mbetet i përkushjtuar Qendrën e Resurseve për personat e pagjetur dhe për të gjithë familjarët që ende kërkojnë përgjigje”, ka deklaruar Ziadeh.

Ajo bëri thirrje që të ecet tutje pa vonesa dhe të ndihmohen familjet për të zbardhur fatin e të dashurve tyre.

“Inkurajoj të gjitha palët që të shfrytëzojnë plotësisht këtë komision të përbashkët, bashkërisht me me grupin ekzistues për personat e pagjetur për të ecur më tutje pa asnjë vonesë dhe të ndihmojnë familjet që të zbardhin fatin e të dashurve të tyre”, ka shtuar Ziadeh.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…