Përfaqësuesi i ShBA-së: Normalizimi Kosovë-Serbi është qenësor për gjithë Ballkanin – qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve, teksa ka shtuar se qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Kelley tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qënësor për Ballkanin Perëndimor.

“Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutje të tensioneve, të përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe në rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese. Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieves mes Kosovës dhe Serbisë është qenësor për gjithë Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe komuniteti global janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konflitet mes tyre në mënyrë paqësore”, ka deklaruar Kelley.

Sa i përket misionit të UNMIK’ut, përfaqësuesi i ShBA’së tha se ka ardhur koha që ky mission ta përfundojë mandatin. Ai ka shtuar më tej se SHBA-ja kërkon që të zbusë shpenzimet e panevojshme, derisa ka përmendur se 89% e buxhetit të UNMIK-ut shkon për paga të punëtorëve.

“Koha për të mbyllur UNMIK’un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK’u të fillojë të transferojë funksionet e veta tek agjencitë tjera të OKB’së…ashtu që procesi drejt përfundimit të misionit të jetë gradual e jo i paparashikuar”, ka thënë ai

  • Shkrime të ngjashme

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…

    “Ministra e kryetar të komunave nën hetim”, zëvendëskryeprokurori i Speciales: Po trajtojmë 390 raste të korrupsionit

    Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka bërë të ditur se Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar po trajton 390 raste të dyshimta për korrupsion të nivelit të lartë, duke përfshirë ministra, kryetarë komunash dhe drejtorë të agjencive…