by kfvanews
Share
by kfvanews
Share
Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, tha se për dallim nga e kaluara, kësaj radhe nuk është e mjaftueshme mbështetja vetëm nga komunitetet jo-shumicë për formimin e Qeverisë së re.
Sipas saj, edhe në të kaluarën bashkëpunimi me komunitetet joshumicë ka qenë formal dhe i natyrshëm, por tani nuk i mjaftojnë numrat.
“Edhe në të kalumen, Qeverinë Kurti 2, përkundër që e kemi pasë një shumicë me 10 deputetë më shumë, kanë fillu, domethënë, koalicioni, gjegjësisht arsyeja e lidhjes së koalicionit ose një bashkëpunimi formal ka qenë me këto parti. Me këto është edhe njëfarë forme – janë edhe vendet e garantume edhe në Kuvend, edhe në Qeveri. Njëjtë edhe për pakicën tjetër apo komunitetin e një shumice tjetër, por gjithsesi që ka pasur trajtim në kuptimin e bashkëpunimit ose një vazhdimësie të komunikimit prej edhe mandatit të kalum”, tha Kusari-Lila.
Ajo shtoi se në këtë mandat nuk mund të arrihet numri i nevojshëm i votave vetëm me komunitetet joshumicë dhe prandaj do të nevojiten diskutime të mëtejshme për formimin e Qeverisë.
“Nuk është më e lehtë, është pak më e vështirë, qysh e kemi pa – numrat e tregojnë që vetëm me komunitetet joshumicë, si herën e kalume, nuk ka me qenë e mjaftueshme ose nuk është e mundshme të arrihet numri 61 i minimumit që duhet për një Qeveri të votohet. Prandaj kjo është tashmë një punë e cila ka me vazhdu procesin dhe e cila ka me shty përpara gjithsesi diskutim të matutjeshëm mbi formën e mënyrën e arritjes së këtij numri”, deklaroi Kusari-Lila.
Kusari-Lila ka folur edhe për refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të qenë pjesë e bashkëqeverisjes, duke thënë se vendimet politike nuk duhet të udhëhiqen nga ndjenjat personale.
Sipas Kusari-Lilës, çdo subjekt politik mban përgjegjësi ndaj strukturave dhe elektoratit, por veprimet e sotme duhet të fokusohen në të ardhmen.
“Para se me hartu, shkurtimisht e lexova reagimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike. Natyrisht, është e drejtë e tyre dhe referenca në retorikë është referencë në të kalumen. E kalumja ka pasë situata shumë më të rënda për këtë subjekt… gjithsesi është vendim ose veprim për të cilin ata normal i japin llogari edhe strukturave edhe elektoratit të vet. Po një pozicion që duhet me qenë për të gjithë, e përfshirë edhe neve si partinë e parë, është që veprimet tash e tutje, më shumë sesa për të kalumën, kanë bajmë për të ardhmen”, tha Kusari-Lila në ATV.
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit tha se objekti i dyshuar i hasur të mërkurën pasdite mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, ka rezultuar të jetë lodër për fëmijë. “Dje, në orët e pasdites, ekipi kujdestar i mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka vërejtur një objekt me pamje të
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përmbytjet ekstreme në rrugët e Italisë teksa është lëshuar një alarm i kuq për mot të keq. Veriu i vendit është goditur nga stuhitë, duke shkaktuar rrëshqitje dherash. Rrugët dhe vendkalimet janë zhytur plotësisht në ujë. Pamjet e tjera tregojnë sipërfaqe të mëdha toke nën ujë,
Policia ka zhvilluar një aksion policor në Mitrovicë të Veriut, që kishte cak një kioskë ku dyshohej se ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit dhe organizimit të skemave piramidale, raporton Gazeta KFVA. Me të marrë vesh rastin, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer kontroll në një kioskë
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari i saj, Dardan Molliqaj, është arrestuar sot nga Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës, teksa ishte rrugës për një takim. Gjykata kishte paralajmëruar të martën do të lëshojë Urdhërarrest për Molliqajn, për mosparaqitje në seancë lidhur me aktakuzën për sulm ndaj policit në një protestë