Kurti larg votave të minoriteteve, kritikohet nga Berisha: Këshilli i Sigurisë duhej thirrur kur “Lista Serbe” e zgjodhi një deputet rom më 2021

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka kritikuar partitë politike dhe në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me temën e ngritur së fundi për ndikimin e “Listës Serbe” tek deputetët e minoriteteve.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane ka thënë se as LVV e as partitë e tjera s’kanë bërë asgjë për të trajtuar Listën Serbe si shantazhuese apo ndërhyrëse, kur në zgjedhjet e vitit 2021 me votat e serbëve e kishin zgjedhur një deputet nga komuniteti rom.

“As LVV e as partitë tjera s’bën asgjë për ta trajtu Listën Serbe si shantazhuese dhe si ndërhyrëse, pasi në zgjedhjet e fundit e ndryshoi përmbajtjen e Kuvendit, sepse e largoi një deputet egjiptian si unë, dhe e pruri një përfaqësues rom inekzistent, dhe vota te serbëve e prun. Atëherë duhej Këshilli i Sigurisë”, ka thënë Berisha në FRONTAL.

Ai ka thënë se e di cili është rreziku nga Lista Serbe dhe se çfarë mendimi kanë ata për Kosovën.

Berisha është takuar para pesë ditësh me Kurtin, ku tha se ka parashtruar kërkesat e tij për qeverinë e ardhshme por pa specifikuar se cilat janë ato.

“Siç e dini, kryeministri Kurti ka filluar një angazhim të tij për të takuar përfaqësuesit e komuniteteve joserbe. Normalisht, si parti parlamentare, tashmë e rikthyer në Kuvend, pas 4 vjetësh dhe pas shumë padrejtësive që na janë bërë si Parti Liberale Egjiptiane, jemi kthyer dhe kemi qenë në llogaritë e kryeministrit, për me u taku. Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm midis nesh. Normalisht, ne si PLE, për shkak të kërkesave tona që janë në raport me zhvillimin e komunitetit egjiptian, në parim, nuk kemi asnjë vijë të kuqe, me askënd, në këtë rast as me kryeministrin Kurti, e as me askënd në Kosovë. Ne normalisht i patëm kërkesat tona dhe nëse hyjmë në qeveri, kërkuam që me pasë mundësi që me ndiku në politikat qeveritare, me marrë përgjegjësi. E Dorëzuam programin e partisë dhe ka mbetë që ditët në vijim të kemi takime prapë. Ne do të jemi në Kuvend ditën kur mbahet seanca konsisutive, ndërsa për qeverinë e presim një moment tjetër kur jemi të gatshëm”, tha Berisha para mediave.

  • Shkrime të ngjashme

    Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, i paralajmëron për rregullat dhe pasojat nëse s’i respektojnë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë më një njoftim lidhur me shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për të Huajt. MPB  ua ka kujtuar se me rastin e hyrjes në Kosovë, të…

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…