by kfvanews
Share
by kfvanews
Share
Kryediplomatja e Kosovws, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga Serbia që t’ia dorëzojë Kosovës, Kryeterroristin Milan Radojiçiq dhe të tjerët që u përfshinë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Gërvalla tha se mosndëshkueshmëria e vazhdueshme vetëm inkurajon akte të tjera agresioni.
“Kërkojmë nga Serbia që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet ndërkombëtare e poashtu të dorëzojë Milan Radojiçiqin dhe kriminelët tjerë tek autoritetet e Republikës së Kosovës. Pandëshkueshmëria e vazhdueshmë e këtillë vetëm sa i inkurajon aktet e ardhshme të agresionit”, tha Gërvalla.
Ajo tha se pas Radojiçiqit qëndron Serbia.
“Faktet janë krejt të qarta, Serbia e ka sponsorizuar, armatosur, trajnuar e mbështetur politikisht këtë grup që vrau një polic të Kosovës, Afrim Bunjakun. Duke u përpjekur për të pushtuar territor brenda kufijve tanë sovran”, deklaroi Ministrja.
Ajo pati vërejtje edhe për cilësimin që i ka bërë UNMIK këtij sulmi, që tha se ka qenë akt agresioni.
“Ta quash pastaj këtë incident serioz sigurie siç bëhet në raportin e UNMIK’ut këtu, jo vetëm që është keqinterpretim, është shtrembërim”, tha Gërvalla.
Kritikat për UNMIK i vazhdoi edhe më vonë gjatë fjalimit.
“UNMIK po humb kredibilitetin e agjencisë së OKB’së. Sjelljet e veta dhe vrojtimet po pengojnë shërbimin dhe krijimin e pamjes së qartë të zhvillimeve në vend. Të jemi të qartë UNMIK nuk e pengon e nuk e dëmton Kosovën në zhvillimin e vetë por po e dëmton kredibilitetin e Kombeve të Bashkuara”, tha Gërvalla.
Disa detaje të tjera janë publikuar për bisedimet e paqes në Stamboll nesër. Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se bisedimet pritet të fillojnë në orën 11:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Ciragan. Volodymyr Zelenskyy tha më parë se Ukraina do të marrë pjesë në bisedimet me Rusinë nesër.
Në Kosovë ka mbërritur Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin. Në Kosovë, Fellin erdhi me ftesë të presidentes Vjosa Osmani. Përfaqësuesja Speciale Fellin do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili nis nesër, më 2 qershor.
Artane Rizvanolli, deputete e Vetëvendosjes e ka dhënë për punë të kryer se tashmë veçse i ashtuquajturi “treg i lirë” i energjisë elektrike ka hyrë në efekt, ndërsa KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit do t’i furnizojë të gjitha ndërmarrjet që s’kanë kontrata furnizimi. “U bëjmë thirrje ndërmarrjeve që në afat sa
Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur të paktën tre persona dhe ka plagosur afër 50 të tjerë, bëri të ditur policia më 1 qershor. Tre viktimat ishin ndërmjet moshës 84 dhe 87 vjeç, ndërkaq autoritetet thanë se tre nga