Pushime me pagesë pas abortit: Propozimet shkaktojnë polemika në Zvicër

 

 

Në Zvicër, polemikat kanë shpërthyer rreth një propozimi për të ofruar pushim me pagesë për gratë që humbasin fëmijën gjatë shtatzënisë, përfshirë edhe pas një aborti spontan ose lindje të vdekur.

Aktualisht, gratë kanë të drejtë për pushim të paguar vetëm nëse shtatzënia ka arritur të paktën javën e 23-të. Propozimet e reja, të cilat kërkojnë të zgjerohen këto të drejta, kanë hasur kundërshtime nga disa politikanë dhe organizata, shkruan 20minuten.

Politikanët si Nik Gugger dhe Mattea Meyer mbështesin idenë e lejes me pagesë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes emocionale për familjet që përjetojnë këto humbje. Sidoqoftë, Këshilli Federal dhe disa organizata si Shoqata Zvicerane e Punëdhënësve (SAV) kundërshtojnë ndryshimin e ligjit, duke theksuar kostot shtesë dhe ngarkesën administrative që do të shkaktonte.

Pavarësisht këtyre polemikave, debati vazhdon të mbetet i hapur, me disa palë që kërkojnë një analizë të hollësishme mbi ndikimin e këtyre humbjeve dhe nevojën për mbështetje më të madhe për gratë, transmeton KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…