Kosovë Lajme

Flasin nga Kompania e autobusit që u aksidentua dje, po vinte nga Zvicra në Kosovë

 

 

Një autobus i kompanisë “Arditi Tours” është aksidentuar gjatë ditës së djeshme në Bujanoc.

Autobusi po vinte nga Zvicra për në Kosovë.

Nga kjo kompani kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se nga ky aksident s’ka pasur udhëtarë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për Reporteri.net.