Ekskluzive: Në shtëpinë e Martin Canit, prindërit rrëfehen në lot – “Mami, m’fal”, nëna i ruan atletet e tij

 

 

Në mes të oborrit janë atletet dhe topi. Gjithçka filloi në këtë hapësirë të gjelbërt. Që i vogël, Martin Cani gjithmonë luante me ëndrrën për t’u bërë futbollist i madh.

Lart, në dhomën e tij, ndodhen atletet e tjera. Të fundit që i veshi, atë ditë nëntori. Nëna e tij Florina Cani i mban aty, pa i lëvizur, si një pjesë e mbetur nga djali që nuk u kthye më.

Gjatë intervistës së realizuar nga gazetarja Syzana Hajradini, prindërit rrëfejnë shumë të pathëna. “Mami, m’fal”, tregon nëna e Martinit mes lotësh se çfarë kishte thënë ai kur ishte shtrirë në tokë.

Se çfarë ka thënë më shumë rreth kësaj pjese e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…