Ekskluzive: Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?

 

 

Gazeta e ka siguruar një letër që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka derguar Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, me të cilën e fton për konsultime para konstitumit të paralamentit.

Nuk dihet nëse të njejten letër ua ka dërguar edhe partive tjera. Gazeta Express nuk ka arritur ende ta konfirmojë këtë.

Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.

Kurti shkruan në fund se e “mirëpret” përgjigjen e Abdixhikut për këtë takim.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar më herët Kurti.

A po leviz Kurti nga pozicioni i ngurtë se s’ka koalicion me partitë opozitare?

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…