Drejtori i ZRrE-së: Shkaktari për rritjen 15% është çmimi në bursat e energjisë, respektojmë secilën pakënaqësi të qytetarëve

 

 

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka filluar takimin me mediat lidhur me çështjen e tarifave të energjisë elektrike. Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj për paralajmërimin e rritjes prej 15 për qind, ka thënë se shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike, shkruan Gazeta KFVA.

Ai ka folur edhe për takimet bilaterale që do të zhvillojnë me palë të tjera ditët në vazhdim, ndërsa sot pasdite do të jetë edhe ai me Avokatin e Popullit.

“Po pritet rritje prej 15%. Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodh në bursat e energjisë elektrike, shkakatri kryesor, s’ka përshtatje tjera qe kanë ndiku në këtë 15%”, tha Drejtori i ZRrE-së, ndërsa shtoi se do të respektohet çdo pakënaqësi e qytetarëve.

“Takimet me ministri dhe me Presidencën do jenë të enjten, do t’ju dërgojmë ftesën. Rregullatori e ka këtë obligim te kujdeset që tarifat ta reflektojnë koston. Respektojmë secilin qytetarë qe ka dërguar komente, respektojmë secilën pakënaqësi, është e drejtë e tyre. Bashkëndjejmë çdo shqetësim me qytetarët.”

Ai tha se kanë pranuar shumë komente, në mesin e tyre edhe ajo nga Presidenca e Kosovës, dhe se shtoi se do të arrijnë që deri me datë 11 t’i përmbledhin të gjitha komentet.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…