Aksident mes katër veturave në Rixhevë të Klinës, lëndohen pesë persona

 

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhevë të Klinës, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka bërë të ditur se katër automjete kanë qenë të përfshira në aksident, ndërsa të lënduar po marrin trajtim mjekësor.

“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, tha Gashi.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…