Shefja e BE-së vizitë në Ballkan, por shmang Kosovën dhe Serbinë?!

 

 

Nga data 7 deri në 9 prill, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas do të vizitojë Ballkanin, por Kosova dhe Serbia duket se kanë mbetur jashtë axhendës së saj.

Sipas gazetës serbe Danas, arsyeja për këtë është se kryediplomatja europiane po pret krijimin e qeverive në Beograd dhe Prishtinë, për t’u rikthyer më pas me një vizitë tjetër në Kosovë e Serbi, shtete këto që janë edhe në procesin e negociatave që ndërmjetësohet nga Brukseli. në Shqipëri, Kallas do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama është planifikuar për datën 8 prill, ndërsa do të ketë takime edhe edhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, me të cilët do të çelë bashkarisht Dialogun e parë BE-Shqipëri për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Gjithashtu, ajo do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve të grantit dhe kredisë së Bankës Europiane të Investimeve për zhvillimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

Përfaqësuesja e Lartë Kallas do t’u drejtohet edhe studentëve të universitetit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ndërsa sipas axhendës zyrtare të publikuar në faqen e BE-së, në Mal të Zi, Kallas do të takohet me presidentin Jakov Milatovic dhe kryeministrin Milojko Spajic, do të takohet gjithashtu me organizata të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një rishikim të pajisjeve të financuara nga Fondi Europian i Paqes me ministrin e Mbrojtjes të këtij vendi. Në Bosnje dhe Hercegovinë, kryediplomatja e BE-së do të vizitojë trupat e EUFOR Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…