Kur faturat digjen, propaganda ftohet – qytetarët trokasin te dera e qeverisë!

 

Ky ishte verdikti ‘i madh’ i pushtetit, bashkërisht me kontrollues faktesh në rrjete sociale, kur qe ngritur alarmi i parë gjatë dhjetorit e janarit se rryma, e shtrenjtuar dy herë, do të shënonte edhe një ngritje të tretë. S’bëhej fjalë, propagandë – ishte K.O-ja që iu dha raportimeve — sepse “fuahatë zgjedhore”.

Ëmbëlësia zgjedhore mori fund, propozimi doli për shtrenjtim të rrymës – jo 30%, siç qe raportuar, por më butë: 15%.

KEDS-i s’po fiton boll, përkthehej në fund të fundit kërkesa.

Por, por ama rritje “më të butë” tha të ketë kërkuar Ministria e Ekonomisë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Eenergjisë që supozohet të merr vendimin “përfavor” të KEDS-it.

Albin Kurti, s’është bërë i gjallë për këtë temë – por, se gjatë fushatës zgjedhore i ka kënduar këngës se rrymës “e kemi më të lirën në evropë” – ani pse krahasuar me të hyra kosovari paguan përqindjen më të madhe të pagës për energji elektrike.

Por, Ministrja e tij, Artane Rizvanolli, si ZRrE-ja, u pajtua për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për të tretën herë gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes.

Ose, thënë në një kombim të ri fjalësh: i bënë pro(fit)pagandën KEDS-it.

Dje pati protestë të madhe qytetare – pa asnjë troh përfshirje politike – kundër shtrenjtimit të rrymës, prej ndërtesës së Qeverisë e deri te Ministria e Eknomisë.

Grupi “Asnjë cent më shumë” ka ditë që ka ngritur një valë pyetjesh që s’kanë përgjigje – si dhe kanë ofruar propozim-zgjidhje.

Shenoll Muharremi, një prej artikuluesve më të mëdhenj për pasojat, e krahasoi këtë rritje të tretë të rrymës “(sikur) qiradhënësi qiranë çdo vit për 3 vjet rresht, kur ti mezi po ia del me bukën dhe faturat. A e quan dikush këtë normale?”.

“Është ekonomikisht e rrezikshme. Rritja e çmimit të energjisë nuk ndalet vetëm në faturën e rrymës. Si të rritet rryma, pas saj nisin me radhë edhe buka, qumështi, qiraja, transporti, çdo shërbim që përdor energji”, shkroi ai.

Protesta e djeshme

Protesta nisi nën brohorimat “Asnjë cent më shumë” ndërsa marshuesit mbanin në duar edhe posterë si “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat”.

“Të dashur qytetarë, më 11 prill ka me u marrë vendimi, mos ta lejojmë këtë masë dhe mos ta lëshojmë prej dore, më 10 prill prap, kah 3, kah 4, kah 10, kah 100 me vete, kjo nuk tolerohet, asnjë cent ma shumë” – tha Dibran Hoxha, po ashtu një nga më vokalët në kundërshtimin e këtij vendimi.

Një nga udhëheqit e protestës, Ali Sefaj, tha se “Bordi i ZRRE-së dhe ministresha Artane Rizvanolli, i kanë veç dy mundësi”.

“Me refuzu propozimin për rritje të tarifave të energjisë elektrike ose, me dhanë dorëheqje dhe me ardhë në vend të tyre dikush qe e mbron interesin publik. Rrugë dhe mundësi tjetër nuk kanë!”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…