‘Ulqini nuk është në shitje’, Zenka: Faktori shqiptar jemi bashkë, kundër apetiteve të qeverisë serbomadhe në Podgoricë

 

 

Në ditën e Ulqinit që rëndom festohet, sot u protestua.

Nga ora 12:00 në këtë qytet bregdetar në vendin e njohur si Ranë, te Plazhi i Vogël në Ulqin u zhvillua protestë qytetare si reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare për 100 vite.

Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit janë mbledhur për të protestuar kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”.

Motoja e protestës është: Ulqini nuk është në shitje.

Protestë masive në Ulqin, kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit

Lexo po ashtuProtestë masive në Ulqin, kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit

Duke folur për ‘RADIO 1’ nga protesta, ish/Ministri shqiptar i Qeverive properëndimore të Malit të Zi dhe kreu i Unionit Demokratik Shqiptar atje, Mehmet Zenka, ka deklaruar se shqiptarët janë kundër këtij apetiti të Qeverisë pro-serbe të Podgoricës dhe se shqiptarët do ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet këtë veprim.

‘Shitjen e Ulqinit nga Podgorica zyrtare, shqiptarët nuk do ta lejojnë asnjëherë. Kjo që po ndodhë është apetit i Qeverisë serbomadhe të z.Spahiç në Podgoricë. Faktori politik shqiptar këtu në Ulqin, për herë të parë jemi bashkë. Dhe, mos harroni, sot protestë, por do të rrisim format e kundërshtisë dhe nuk garantojmë për mos eskalim. Podgorica është mësuar veç të marë nga Ulqini e asnjëherë nuk dha asgjë. Nuk e lejojmë dhe do ta shohin’, deklaroi Zenka .

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…