Tarifat e Trumpit, kryetari i naftëtarëve paralajmëron ulje të çmimit të naftës edhe në Kosovë

 

 

Çmimet e naftës ranë këto ditë mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore dhe se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) po e mbifurnizon tregun. E ulja e çmimeve të naftës në nivel global pas vendosjes së tarifave nga Trump, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani do të ndikojë në rënien e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë.

Beriani ka thënë se lëvizja e çmimeve të derivateve të naftës, ka filluar që nga sot. Ai tha se se për momentin çmimet e derivateve të naftës janë më të ulëtat në rajon tonë.

“Ulja e çmimit të naftës në nivel global do të ndikojë dhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë“, tha Beriani.

Sipas tij, për gjendjen ekonomike që çfarë kem në Kosovë vcmimi real kishte me qen 1€, por çmimin e cakton berza dhe organizata prodhuese OPEC.

Ndryshe çmimet në tregun kosovar përafërsisht sillen: Diesel 1.22 cent deri 1.30 cent, Benzinë 1.24 cent deri 1.31 cent.

Ndërkaq çmimet e derivateve në Shqipëri, dieseli 1.89 cent dhe benzina 1.88 cent. Ndërkaq në Serbi dieseli 1.78. cent dhe benzina 1.79 cent.

Kontratat e ardhshme të naftës në ShBA ranë me 7%, në 66.52 dollarë për fuçi, duke bërë që çmimi i naftës krudo të prek ditën e saj më të rëndë që nga korriku i vitit 2022. E nafta e papërpunuar, që është standardi botëror, ra me 6%.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…