Protesta në Ulqin: Abazoviq akuzon Qeverinë e Malit të Zi se dëshiron zhdukjen e shqiptarëve

 

 

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, ai ka reaguar duke e kundërshtuar vendimin e Qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, duke shtuar se ata që janë pro kësaj, duan të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët.

“Është një proces jashtëzakonisht jotransparent, kundër çdo ligji dhe me shkelje Kushtetute. Mendoj se pas kësaj qëndron një korrupsion i madh dhe ne jemi unifikuar në Ulqin për ta mbrojtur bregdetin tonë. E kemi nisur këtë debat edhe në Parlament dhe nuk do të lejojmë askënd që ta marrë qytetin tonë”, tha Abazoviq.

“Partitë që janë pro këtij projekti kanë dy rrugë: ose të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët, ose të jenë në anën e qytetarëve. Ne në Parlament do të bëjmë një fushatë të madhe. Mendoj se në fund do ia dalim për të mbrojtur Ulqinin tonë”, shtoi Dritan Abazoviq.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…