Përgatitja e seancës konstituive, cilat parti i thanë “po” ftesës së Glauk Konjufcës

 

 

Opozita pritet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për një takim me liderët e partive politike, në të cilin do të diskutohet përgatitja e seancës konstitutive të legjislaturës së nëntë.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e planifikuar për të martën, transmeton KFVA.

Përfaqësues të këtyre partive kanë theksuar se një takim i tillë është parashikuar nga Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës.

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka theksuar se PDK-ja ende nuk ka vendosur se kush do të përfaqësojë partinë në këtë takim.

Edhe deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka bërë të ditur se partia e tij do të përgjigjet pozitivisht ndaj ftesës së Glauk Konjufcës. Ai ka sqaruar se kjo është një ftesë institucionale, e cila parashihet nga Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës, dhe jo një ftesë politike nga LVV-ja. Sipas Hysenit, qëllimi i takimit është diskutimi për rendin e ditës, ndarjen e vendeve në sallë, dhe organizimin e seancës së parë të legjislaturës së nëntë.

Po ashtu, edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka konfirmuar se partia e tij do të marrë pjesë në këtë takim. Ai theksoi se është një detyrim i të gjitha partive politike që të marrin pjesë në konsultimet përkatëse.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…