Ndërron jetë komandanti i shquar i Koshares, s’e hoqi asnjëherë plisin gjatë betejave

 

 

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë komandanti i shquar i Koshares, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”.

Për vdekjen e tij ka njoftuar ish ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha, ku përmes një postimi në facebook u shprehë se Limani gjatë Epopesë së Koshares asnjëher nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka, duke qenë shembull i dashurisë për atdheun dhe luftëtar i paepur për liri.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëluftetari ynë nga Ferizaj, Haki Limani- Komandant “Plaki”.

Komandant Plakin, e njoha në ditët e lavdisë së luftës sonë çlirimtare kur ai bashkë me djalin e tij Arbenin, ju bashkuan Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së.

Haki Limani – Komandant Plaki, gjatë Epopesë së Koshares asnjëher nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka, duke qenë shembull i dashurisë për atdheun dhe luftëtar i paepur për liri”, ka shkruar Berisha.

Ndërsa ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit është bërë nesër në varrezat e veteranëve në Kompleksin Memorial në Koshare, duke filluar nga ora 14:00.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…