“Mbretëresha e fitnesit” vdiq nga sulmi në zemër në moshën 28-vjeçare – nëna e saj fajëson pijet energjike

Katie Donnell, një instruktore fitnesi nga Florida, ndërroi jetë papritur në moshën 28-vjeçare pas një sulmi në zemër që, sipas nënës së saj, ishte shkaktuar nga konsumi i tepruar i pijeve energjike dhe suplementeve me kofeinë.

E njohur si “mbretëresha e fitnesit”, Katie konsumonte deri në tre pije energjike në ditë dhe kafe, për të përballuar aktivitetin fizik, punën dhe studimet.

Nëna e saj, Lori Barranon, tregon se Katie ra në koma pas sulmit kardiak dhe pas 10 ditësh u mor vendimi për t’i hequr aparaturat mbështetëse, pasi trupi i saj filloi të dështonte. Mjekët fillimisht dyshuan për përdorim droge, pasi raste të tilla janë të rralla në moshë kaq të re. Familja nuk ishte e vetëdijshme për shkallën e konsumit të saj të kofeinës, ndërsa partneri i saj tregoi se ajo konsumonte rregullisht disa kanaçe pijesh energjike çdo dy ditë. Lori ka vendosur të ndajë historinë për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi rreziqet serioze që lidhen me përdorimin e tepërt të këtyre produkteve.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…