Limaj po kërkon kryetarin e Kuvendit dhe tri ministri për të votuar qeverinë

Sipas raportimeve në media të ndryshme, NISMA e Fatmir Limajt është shpresa kryesore e Albin Kurtit për t’i siguruar votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re, kur VV-ja bashkë me minoritetet joshumicë dhe Nenad Rasic shkojnë në jo më shumë se 59 vota.

Gazeta pretendon se Limaj ka zhvilluar takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvevendosje, Albin Kurti gjatë ditës së premte dhe ditës së shtunë.

Burime kanë treguar se Limaj ka kërkuar nga Kurti, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tre ministri dhe tre zëvendes ministra.

Po ashtu kanë diskuturar edhe për borde por nuk është mbyllur ende diskutimi ka treguar ky burim.

Deri më tani i vetmi që është kundër një koalicioni në mes NISMA-së dhe Vetëvendosjes është Zafir Berisha, që nuk është pa peshë politike në Prizren.

Limaj ka qenë i gatshëm për bisedime me Kurtin qysh nga shkurti i këtij viti. Ai në emisionin Debat Plus kishte thënë se është i gatshëm për bisedime, duke u thirrur në idenë e bashkimit dhe intetesit të përgjithshëm. Qëndrimi i Limajt i kishte befasuar përfaqësuesit e AAK-së që ia mundësuan NISMA të bëhej pjesë e Kuvendit duke e futur në koalicion parazgjedhor.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…