Kurti viziton për ngushëllime familjen e rreshterit të vrarë, Muhamed Lika

 

 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, vizitoi sot për ngushëllime familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili u vra të martën, më 1 prill. 

Në këtë vizitë për ngushëllime, në të cilën u mirëprit nga familjarët e të ndjerit, kryeministri Kurti vlerësoi lartë figurën e rreshterit Lika, për kontributin e tij për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë, por edhe kontributin e dhënë në çlirimin e vendit si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shënimi i plotë në librin e ngushëllimeve:

Rreshteri Muhamed Lika ka punuar e kontribuar shumë për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë. E para kësaj, është angazhuar e ka kontribuar si luftëtar i UÇK-së për çlirimin e popullit dhe vendit tonë. Vrasja e tij do të ndriçohet e kriminelët tinëzarë do të gjykohen e dënohen. Emri i tij do të rrojë e kujtimi për të nuk do të shlyhet.

Me nderime dhe pikëllim,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…