Ish-kongresisti DioGuardi dhuron bibliotekën e tij personale për Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova”

 

 

Ish-kongresisti dhe ish-kreu i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, ka dhuruar bibliotekën e tij personale për Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova”.

Njoftimi është bërë nga  kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka cilësuar këtë akt si të jashtëzakonshëm. Rama ka thënë se me këtë veprim DioGuardi dëshmoi edhe një herë se përkushtimi dhe dashuria për shqiptarët nuk është një periudhë kalimtare, por një angazhim i vazhdueshëm.

Postimi i plotë:

Me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, shpreh falënderimet më të sinqerta ndaj Z. Joe DioGuardi për gatishmërinë e tij për të dhuruar bibliotekën e tij personale për Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova”

Ky akt i jashtëzakonshëm është vazhdim i angazhimit të tij të palodhur për çështjen shqiptare dhe përkushtimit të tij në mbështetje të popullit shqiptarë

Falënderojmë Z. DioGuardi për këtë veprim të veçantë. Ai edhe njëherë dëshmoj se përkushtimi dhe dashuria për shqiptarët nuk është një periudhë kalimtare, por një angazhim i vazhdueshëm, që shkon përtej kufijve dhe kohëve.

Kjo trashigimi do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe kujtesën e popullit shqiptar.

Përjetësisht mirënjohës

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…