Vizita “e fshehtë” e Gërvallës në ShBA, sa shpenzoi dhe kë takoi Kryediplomatja gjatë udhëtimit dy ditorë në janar?

Afër 3 mijë euro ka shpenzuar Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për vizitën që kishte zhvilluar në janar të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e të cilën e kishte mbajtur të fshehtë. Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar të dhënat mbi shpenzimet e Gërvallës në këtë vizitë, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. MPJD ka ofruar të dhëna të pjesshme për këtë vizitë, vetëm pas ankesës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Një ditë para ceremonisë së inaugurimit së Presidentit të ShBA’së, Donald Trump, Kryediplomatja Donika Gërvalla kishte udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e saj ishte mbajtur e fshehur, e ishte zbuluar vetëm pasi ajo ishte parë në Aeroportin e Stambollit. Konfirmimi se ajo kishte qëndruar në ShBA ishte bërë nga MPJD tek pas kthimit të saj në Kosovë.

Mediat raportuan se kryediplomatja s’ka zhvilluar asnjë takim në këtë vizitë dhe se ka ndenjur e mbyllur në hotel për dy ditë rresht. Për shpenzimet e kësaj vizite, ka pasur disa raportime, por të pakonfirmuara.

Gazeta ka siguruar të dhënat mbi shpenzimet e Gërvallës në këtë vizitë, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Këto dokumente i janë ofruar mediumit vetëm pas ankesës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Nga të dhënat e ofruara nga MPJD, del se Gërvalla ka shpenzuar 2 mijë e 840 euro për këtë vizitë.

2 mijë euro i ka kushtuar vetëm bileta, teksa për akomodim nga 19 deri më 20 janar, Gërvalla ka paguar 469 euro e 13 centë.

Si mëditje për këtë udhëtim, ajo ka marrë 345 euro, ndërkohë 25 euro tjera janë shpenzime të taksit. Shpenzimet e ushqimit nuk janë të ndara.

A zhvilloi ndonjë takim Gërvalla?

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës s’kanë pranuar të japin detaje rreth takimeve të Ministres. Vizita thonë se ka qenë e planifikuar dhe se shkaku i natyrës së takimeve të zhvilluara, informacionet janë konfidenciale dhe të klasifikuara.

“Lidhur me kërkesën tuaj për qasje në dokumente publike rreth vizitës së Ministres Gërvalla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju njoftojmë se kjo vizitë është realizuar në kuadër të planifikimit të vizitave dhe, për shkak të natyrës së takimeve të zhvilluara, konform legjislacionit në fuqi, informacionet janë konfidenciale dhe të klasifikuara, andaj nuk mund të japim detaje”, thuhet në përgjigjen e MPJD’së

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…