Veton Berisha takon Kurtin: S’kemi vija të kuqe, nëse hyjmë në qeveri duam të jemi pjesë e politikave vendimmarrëse

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është në kërkim të votave, për të siguruar edhe një mandat tjetër në krye të ekzekutivit. Ai është takuar sot me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, e cila do të jetë pjesë e Kuvendit.

Kreu i saj, Veton Berisha para mediave ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti në formimin e Qeverisë së re. Ai tha se para Kurit shpalosën programin qeverisës të PLE-së, dhe në qeverinë e ardhshme presin të bëhen pjesë e politikave vendimmarrëse.

Ai tha në një moment tjetër do të diskutojnë se a do të jenë pjesë e qeverisë apo jo.

“Siç e dini, kryeministri Kurti ka filluar një angazhim të tij për të takuar përfaqësuesit e komuniteteve joserbe. Normalisht, si parti parlamentare, tashmë e rikthyer në Kuvend, pas 4 vjetësh dhe pas shumë padrejtësive që na janë bërë si Parti Liberale Egjiptiane, jemi kthyer dhe kemi qenë në llogaritë e kryeministrit, për me u taku. Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm midis nesh. Normalisht, ne si PLE, për shkak të kërkesave tona që janë në raport me zhvillimin e komunitetit egjiptian, në parim, nuk kemi asnjë vijë të kuqe, me askënd, në këtë rast as me kryeministrin Kurti, e as me askënd në Kosovë. Ne normalisht  i patëm kërkesat tona dhe nëse hyjmë në qeveri, kërkuam që me pasë mundësi që me ndiku në politikat qeveritare, me marrë përgjegjësi. E Dorëzuam programin e partisë dhe ka mbetë që ditët në vijim të kemi takime prapë. Ne do të jemi në Kuvend ditën kur mbahet seanca konsisutive, ndërsa për qeverinë e presim një moment tjetër kur jemi të gatshëm”, tha Berisha para mediave./

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…