Rizvanolli: Qeveria ka propozuar që rritja e çmimit të energjisë të jetë më e butë

 

 

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Qeveria i ka propozuar ZRRE-së që të ketë një rritje më të butë të çmimit të energjisë elektrike, përmes uljes së të hyrave të lejuara të kompanive.

Sipas saj, Qeveria ka dhënë argumente konkrete që e justifikojnë këtë propozim, përfshirë edhe shtimin e kapaciteteve prodhuese nga Kosova B.

“Ne kemi propozuar tek ZRRE-ja disa ndryshime… E para është që të zbutet rritja, të ulen të hyrat e lejuara të kompanive dhe rrjedhimisht edhe të zbutet rritja në masën që është e mundshme… Pas intervenimeve që do të bëhen në Bllok B gjatë kësaj pranvere dhe vere, prej fundit të tetorit do të shtohet kapaciteti për pesëmbëdhjetë megavat, që do të thotë se për tridhjetë e nëntë gigavat orë në periudhën tetor-dhjetor do të rritet prodhimi i termocentralit Kosova B, dhe kjo nënkupton që diku rreth gjashtë milionë, së paku, do të ketë import më pak”, tha Rizvanolli në emisionin CONTEXT në ATV.

Ajo tha se kërkuan edhe më shumë sqarime për propozimin aktual të ZRRE-së, pasi sipas saj, ka diskrepanca të mëdha krahasuar me vitin e kaluar.

“E kemi parë se përgjatë vitit të kaluar ka pasur njëfarë stabilizimi të kërkesës… çmimi ka qenë përafërsisht i njëjtë, por në fundvit ka qenë më i lartë… Prodhimi i KEK-ut ka qenë shtatë për qind më i lartë në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023… Ka një diskrepancë shumë të madhe në propozime, prandaj kemi kërkuar më shumë sqarime shtesë”, tha Rizvanolli.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…