Partia Liberale Egjiptiane ia kërkon Kurtit një ministri

 

 

Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka shpalosur detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Berisha ka deklaruar se kryeministrit dhe kreut të VV-së ia ka prezantuar një plan-program të partisë liberale egjiptiane.

Berisha deklaroi se janë të gatshëm të drejtojnë edhe ministri dhe “jo vetëm”.

“Kemi pasur takim që në mëngjes nga kryeministri, Albin Kurti. Kësaj radhe jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës. Kemi marrë ftesë për një takim nga Kurti, për procesin e mëtutjeshëm pas procesit zgjedhor. Për të bashkëbiseduar për qeverisjen e re. Kurti ka të drejtën e parë për të kërkuar bashkëpunim për krijimin e qeverisë. Jemi parti politike parlamentare, me përvojë që nga 2014. E dimë se pse jemi në politikë, cilat janë rrugët dhe si veprohet”, ka thënë Berisha për RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se qëllimi i tyre është të marrin pushtet për plotësimin e kërkesave të komunitetit egjiptian, të cilin e përfaqësojnë në Kuvend.

“Kemi mbajtur takim përafrues dhe kemi njoftuar Kurtin se nuk kemi vija të kuqe me të. Nuk kemi pasur afërsi me Qeverinë sepse nuk kemi qenë në pushtet. Kemi prezantuar programin e partisë liberale egjiptiane. Kemi dorëzuar edhe një listë të pozicioneve ku ne jemi të interesuar për marrjen e përgjegjësisë në kuadër të qeverisë dhe me implementu atë program. Para datës 15 kemi lënë edhe një takim tjetër”, tha ai.

“Kemi kërkuar me drejtu edhe ministri dhe jo vetëm. Kemi pozicione që mundemi me ndiku në politikat qeveritare dhe nivele të tjera. Jemi të interesuar të marrim përgjegjësi për të treguar fatin e egjiptianëve vet”, deklaroi Berisha.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…