Janë emëruar dhe renditur 10 bokserët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Tyson është ende kampioni më i ri i botës në peshën e rëndë, duke fituar titullin WBC kundër Trevor Berbick, kur ishte vetëm 20 vjeç e 4 muaj.Por arritja e tij nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë atij një vend në këtë listë. Megjithatë, legjendat e peshës së rëndë Muhammad Ali, Joe Louis dhe Jack Dempsey janë ndër të 10 më të mirët.
Ali, kampion tre herë i botës në peshën e rëndë, renditet i dhjeti, ndërsa Louis dhe Dempsey renditen në pozitën e gjashtë dhe katër përkatësisht.
Tony Canzoneri renditet i nënti, pasi ka luftuar për tituj kampionati midis kategorive bantamweight dhe light-welterweight. Kanadezi Sam Langford hyn në listë në vendin e tetë pas karrierës së tij të shkëlqyer. Ai konsiderohet nga shumë kritikë boksi si një nga bokserët më të mëdhenj të historisë.
Pas tij vjen Mickey Walker, i cili renditet në vendin e shtatë. Ai mbajti statusin e padiskutueshëm si kampion në peshën welter dhe mesme në momente të ndryshme të karrierës së tij.Joe Louis sundoi si kampion i botës në peshën e rëndë nga viti 1937 deri në pensionimin e tij të parë në vitin 1949. Ai renditet i gjashti.
Benny Leonard, Jack Dempsey dhe Heny Greb janë renditur të pestë, të katërt dhe të tretë përkatësisht.Leonard mbajti titullin kampion bote në peshën e lehtë për tetë vjet, ndërsa Dempsey mbajti titullin kampion bote në peshën e rëndë nga viti 1919 deri në 1926.
Sa i përket Greb, ai ka luftuar 298 herë dhe ka qenë kampion bote në peshën mesatare nga 1923 deri në 1926. Ai ka konkurruar deri në peshën e rëndë, pavarësisht se ka filluar si një welterweight.Në vendin e dytë është Henry Armstrong, i njohur për faktin se është bokseri i vetëm që ka mbajtur tituj bote në tre kategori (featherweight, lightweight dhe welterweight).
Sugar Ray Robinson kryeson listën, pasi ka pasur një karrierë legjendare. Ai njihet gjerësisht si bokseri më i madh i të gjitha kohërave, me BoxRec që e nderon si më të mirin e të gjitha kohërave.
BoxRec – 10 bokserët më të mëdhenj të të gjitha kohërave:
10 – Muhammad Ali
9 – Tony Canzoneri
8 – Sam Langford
7 – Mickey Walker
6 – Joe Louis
5 – Benny Leonard
4 – Jack Dempsey
3 – Henry Greb
2 – Henry Armstrong
1 – Sugar Ray Robinson
