Krasniqi: Për 48 orë arrijmë marrëveshje për qeverisje në momentin që Kurti dështon

 

 

Kur kanë mbetur edhe 12 ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, i ftuar në intervistë në Rubikon për të diskutuar për aktualitetin politik ishte Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi ka deklaruar se nëse dështon Albin Kurti, partia e të cilit ka dalë e para në rezultatin zgjedhor, që ta formojë qeverinë, PDK do ta bëjë në një afat rekord.

Sipas Krasniqit, atyre do t’u duhen vetëm 48 orë për ta përfunduar këtë proces.

“Nëse Kurti do të dështonte, ne për 48 orë i takojmë [pakicat]. Për ne ka qenë e rëndësishme edhe para qytetarëve me tregu një shembull ndryshe prej Kurtit. Shembull të respektimit të vendit tonë, të ligjeve, të Kushtetutës sonë. Për 48 orë ne e kryejmë në momentin që Kurti dështon, për 48 orë me takime e me krejt bahen, veç ai e ka radhën”, tha kreu i PDK-së.

Krasniqi tha se presin që Kurti ta konsumojë të drejtën kushtetuese që i pari të provojë formimin e qeverisë pasi sipas tij, nuk duan t`i lënë fare hapësirë që të viktimizohet.

“Ne nuk dëshirojmë që ai nesër me u viktimizu e me u mshef mas asaj që na se lamë, jo more zotëri ne jo që po të lajmë por po të ftojmë urdhëro bënë qeverinë. Të takon me provu i pari, mos na humb kohë, konstituoje kuvendin me 15 prill, merre mandatin pasdite me të 15-tin edhe bone qeverinë, nëse je i zoti, para 30 prillit”, tha Krasniqi në Rubikon.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…