Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Gjermania dhe Austria po iniciojnë masa për të ndaluar hyrjen e tre liderëve nga Republika Srpska në të dy vendet.

Lajmi u konfirmua nga ambasada gjermane në një deklaratë pasi Ministrja e Jashtme austriake Beate Meinl Reisinger dhe ministrja gjermane e Shtetit për Europën dhe Klimën, Anna Lührmann folën me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krišto.

Në deklaratë, megjithatë, nuk përmenden emrat e liderëve të Republikës Srpska në fjalë.

Por, një hetim është duke u zhvilluar kundër presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, kryetarit të Asamblesë së Entitetit, Nenad Stevandic dhe kryeministrit të Republikës Srpska, Radovan Višković, me dyshimin se aktivitetet e tyre kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

Ndaj tyre është lëshuar një urdhër-arresti qendror sepse ata nuk pranojnë t’i përgjigjen thirrjeve për t’u marrë në pyetje në atë hetim, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën boshnjake.

Në një deklaratë të ambasadës gjermane të enjten thuhet se ministrat nga Gjermania dhe Austria thanë se duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm urgjentisht kundër autorëve të krizës kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Sulmet ndaj integritetit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës nga politikanët kryesorë nga Republika Srpska, të cilët me vetëdije dobësojnë shtetin, janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe të gjithë rajonit. Ata gjithashtu bllokojnë procesin e mëtejshëm të anëtarësimit në BE dhe rrezikojnë deklaratën e përbashkët të BE-së”, tha ambasada gjermane në BiH.

“Prandaj Austria dhe Gjermania, në koordinim të ngushtë me partnerët e tjerë, janë duke kundërshtuar me vendosmëri politikanët përgjegjës nga entiteti i RS. Për këtë qëllim, po iniciohen masa që do të parandalojnë hyrjen e tre politikanëve përgjegjës nga Republika Srpska në Austri dhe Gjermani në të ardhmen. Milorad Dodik ka kaluar në një ekstrem të ri me veprimet e tij dhe duke provokuar qartësisht nga këndvështrimi i tij secesionist, duke cenuar sigurinë, stabilitetin, rendin kushtetues dhe integritetin territorial të këtij vendi të Ballkanit Perëndimor, ne nuk do të tolerojmë më një sjellje të tillë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata u bën thirrje aktorëve të përfshirë në Bosnje dhe Hercegovinë që “të kontribuojnë në qetësimin e situatës dhe stabilitetit në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës”.

Qeveria e RS, e udhëhequr nga udhëheqësi pro-rus Dodik, po përpiqet të shkatërrojë institucionet themelore të Bosnje dhe Hercegovinës përmes një sërë vendimesh dhe ligjesh antikushtetuese.

Dodik, së bashku me anëtarët e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët kryesorë politikë, është tashmë në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe sanksione janë vendosur edhe nga Mbretëria e Bashkuar.

Dodik refuzon gjithashtu të pranojë vendimin e Gjykatës së BeH, e cila e dënoi atë në shkallë të parë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të BeH.

 

Related Posts

  •     Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka folur për takimin e djeshëm që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin, të cilit ia ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për heqjen e masave kundër Kosovës. Në rrjetin social “Bluesky”, ambasadori gjerman i ka përmendur Kurtit edhe rëndësinë e formimit sa më të

  •     Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën

  •     Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për takimin konsultues që ka zhvilluar këtë javë me Kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahun, me të cilin ka diskutuar për procesin e shqyrtimit të tarifave të rrymës për këtë vit. Postimi vjen një ditë para se ZRRE të vendosë për

  •     Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur deputetët e zgjedhur të kësaj partie për legjislaturën e re të Kuvendit. Në fotot e publikuara nga Abdixhiku, nuk shihet deputeti i zgjedhur, Avdullah Hoti, i cili ka ngritur shqetësim për votat me postë të mërgatës e kërkoi lidership të ri në LDK,