WSJ: Administrata Trump po kërkon shtete për t’i dërguar të dëbuarit nga SHBA, po e shqyrtojnë edhe Kosovën

 

 

Administrata Trump është angazhuar në përpjekje për marrëveshje me disa vende të tjera për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje, ka raportuar The Wall Street Journal.

Zyrtarët e imigracionit po kërkojnë më shumë destinacione ku mund të dërgojnë emigrantë që SHBA dëshiron t’i deportojë.

Në mesin e tyre, sipas këtij raportimi, është edhe Kosova, transmeton KFVA,

Ndër vendet që SHBA-ja ka kërkuar të marrin të deportuarit janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova.

SHBA-ja shpreson që këto vende të bien dakord me kërkesat e administratës, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare ose përfitimit politik për të ndihmuar Presidentin Trump të përmbushë një nga prioritetet e tij kryesore të brendshme.

Modeli i tyre i dëshiruar bazohet në një marrëveshje të njëhershme që administrata arriti me Panamanë në shkurt, sipas së cilës ata dërguan një aeroplan me mbi 100 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, në vendin e Amerikës Qendrore. Panamaja më pas i ndaloi emigrantët dhe punoi për t’i dërguar në vendet e tyre të origjinës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…