by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një rreshter policor nga Kaçaniku ka mbetur i vdekur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë. Lidhur me këtë rast ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës.
Sindikata ka thënë se dënon atentatin kriminal që i mori jetën rreshterit në fjalë.
“Ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës. Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës!”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Sindikata ka theksuar se Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend.
“Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve”, thuhet tutje në reagim.
Më tej Sindikata ka shtuar se qëndrojnë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojnë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin ndaj detyrës dhe Republikës.
“Nder dhe lavdi për sakrificën e Rreshter Muhamed Lika!”, thuhet në reagim.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për gazetën online Reporteri.net se po punojnë intensivisht për zbardhjen e rastit.
Veseli po ashtu shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj vepre të rëndë.
Rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00.
Rrethanat tjera të vdekjes janë akoma të paqarta.
“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaruan mbrëmë nga policia
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja
E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë. Ajo e përshkroi të afërmin
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit. Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. ”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe