Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Tarifat tregtare në fuqi menjëherë pasi njoftohen nga Trump

 

 

Planet e hakmarrjes tregtare nga Europa dhe fqinjët e Shteteve të Bashkuara nuk e ndalin Donald Trump. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se tarifat do të hyjnë në fuqi menjëherë sapo presidenti amerikan t’i njoftojë ato.

“Presidenti tha se ai ka marrë një vendim me vendosmëri. Unë isha me të në Zyrën Ovale më herët dhe ai do ta shpallë atë vendim nesër. Nuk dua të kaloj përpara presidentit. Kjo është padyshim një ditë shumë e madhe. Ai është me ekipin e tij të tregtisë dhe tarifave tani, duke e përsosur atë për t’u siguruar që kjo është një marrëveshje e përsosur për popullin amerikan dhe për punonjësin amerikan”, tha Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo shtoi më tej se tarifat nuk do të dështojnë pasi ekipi që i ka përgatitur ka punuar prej dekadash në atë drejtim.

“Ne jemi të fokusuar në rivendosjen e Epokës së Artë të Amerikës dhe për ta bërë Amerikën një superfuqi prodhuese”.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se tarifat tregtare do të hyjnë në fuqi më 2 prill në orën 22 me orën tonë lokale. Bashkimi Europian, Kanadaja, Meksika, por edhe vende të tjera të botës, kanë paralajmëruar planet e tyre të kundërpërgjigjes me hakmarrje të ashpër ndaj atyre që po konsiderohen shënjestrime të njëanshme tregtare dhe ndryshim të rregullave të lojës. Ndërkohë, Uashington Post raporton se administrata Trump po përgatit edhe një vlerësim se sa do të kushtonte për Amerikën që të kontrollojë Groenlandën si territor.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…