“Shkupin e përpin uji – Lumi Makrova del nga shtrati, përmbytje masive!”

 

 

Reshjet e dendura të shiut që goditën Shkupin mbrëmjen e djeshme shkaktuan rritje të nivelit të lumit Markova, duke çuar në daljen e tij nga shtrati në disa zona dhe përmbytje të pronave.

Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, lumi ka dalë mbi urën pranë vendbanimit Lubosh dhe ka shkaktuar përmbytje në disa shtëpi, depo dhe objekte industriale në fshatrat Studeniçan dhe Batinci, si dhe në pjesë të Pintisë.

Përmbytje janë raportuar gjithashtu në një pjesë të bulevardit Boris Trajkovski, pranë lagjes Pintija. Autoritetet lokale në Studeniçan dhe Kisella Vodë kanë ndërhyrë në terren për të menaxhuar situatën, ndërsa në zonat më të prekura janë angazhuar shërbimet emergjente.

Korrespondentja e Euronews Albania nga Shkupi bën me dije se, gjatë natës, numri emergjent 112 ka marrë raportime për përmbytje në disa banesa në Gorno Lisiçë, në komunën e Aerodromit, ku ka ndërhyrë edhe Zyra e pushtetit lokal.

Në operacionet e shpëtimit dhe menaxhimit të krizës po marrin pjesë Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit e Qytetit të Shkupit, Ndërmarrjet Publike të Qytetit të Shkupit, si dhe Njësitë e Pushtetit Lokal. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për çdo përkeqësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…