RTK ‘mbyll gojën’: Drejtori ndalon 5 gazetarë të hyjnë në studio!

 

 

Disa ditë pas vendimit për t’i larguar pesë moderatorë nga moderimi me arsyetimin se kanë bërë reklama personale në rrjetet e tyre sociale, Drejtori i RTK’së, Rilind Gërvalla, ka marrë një tjetër vendim absurd lidhur me ta.

Gërvalla tani ka urdhëruar sigurimin që pesë gazetarët në fjalë, Jehona Zhitia, Alba Merovci, Arbër Zeka, Fitore Rexhepi dhe Fëllënza Çitaku, të mos i lejojë të futen në studiot për prezantim.

Gazeta ka siguruar letrën ku janë shkruar emrat e këtyre gazetarëve që është vendosur në hyrje të RTK’së, tek sigurimi, ku poshtë emrave shkruhet “të larguara nga moderimi në RTK”.

Penalizimi iu është bërë moderatorëve pas paralajmërimit që Gërvalla u kishte bërë stafit të RTK-së në fillim të muajit mars se nuk kanë të drejtë më të bëjnë reklama në rrjetet e tyre sociale, sepse duhet të ruhet profesionalizmi i televizionit publik.

“Duke marrë parasysh misionin e transmetuesit publik për të ruajtur profesionalizmin dhe besueshmërinë e programeve tona, ju njoftojmë se është marrë vendim për tu ndaluar reklamimi i produkteve, shërbimeve, ose brendeve në rrjetet tuaja sociale. Ky vendim është marrë në përputhje me politikën tonë të ruajtjes së integritetit dhe besueshmërisë të transmetuesit publik, si dhe për të shmanguar çdo ndërlidhje të mundshme mes interesave të jashtme dhe misionit tonë publik”, thuhet në këtë Email të RTK-së, që është publikuar në media.

Gërvalla ua kishte ndaluar të gjithë stafit të RTK që të bëjnë marketing në të gjitha rrjetet e tyre sociale.

“Vendimi vlen për të gjitha platformat e rrjeteve social përfshirë, por pa u kufizuar, në Facebook, Instagram, X, Tik Tok, LinkedIn dhe të tjera, duke garantuar që imazhi dhe misioni i transmetuesit publik të mbeten të paanshme dhe të pavarura nga influencat e jashtme, ashtu siç është e përcaktuar në Ligjin për RTK”, thuhej në shkresën që Gërvalla ua kishte dërguar stafit të RTK.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…